e shtunë, 13 tetor 2012

Nikolici nervozohet: Integriteti i Kosovës, problem për Serbinë...

SERBI - Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se nga Brukseli pret “ndershmëri” në ndryshimin e formulimit të integritetit territorial të Kosovës, në dokumentet e Bashkimit Evropian. “BE-ja pozitivisht përcaktohet ndaj pavarësisë së Kosovës përmes precizimit të formulimeve për Strategjinë për Zgjerimin. Termi integriteti i Kosovës nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret që BE të jetë ndërmjetësues i pavarur në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Nikolic deklaron se ndryshimi i formulimit do të ishte një hap i vogël që do t’i jepte forcë Serbisë që ta vazhdonte dialogun në nivel politik.

“Për BE-në nuk do të duhej të ishte e pranueshme ndarja e një pjese të Serbisë, një nga themelueset e OKB-së, e as e papranueshme që Serbia nuk do që një pjesë e territorit të saj shtetëror të ketë atributin e shtetit në Strategjinë për Zgjerim, gjë që është kundër zakoneve dhe dokumenteve ndërkombëtare”, shton ai.

Sipas ditores “Novosti”, Serbia propozon që nga dokumenti të hiqet termi “integritet”, sepse sipas Nikolicit kjo nënkupton sovranitetin e Kosovës. Kjo ditore serbe shkruan se në vend të kësaj autoritetet serbe propozojnë definicionin - “respektimi i territorit të Kosovës”,

Nuk ka komente:

Posto një koment