e diel, 14 tetor 2012

Mali i Zi, mbahen sot zgjedhjet parlamentare...

Qytetarët e Malit të Zi votojnë këtë të dielë për zgjedhjet parlamentare. Nga sondazhet që citojnë mediat vendase del se koalicioni qeverisës për një “Mal të Zi Evropian” është favorit dhe potencialisht mund të marrë gati gjysmën e votave... Një fitore e koalicionit mund të çojë në kthimin në zyrën e kryeministrit të Millo Gjukanoviçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr Malin e Zi si president apo kryeministër në shumicën e kohës në dy dekadat e fundit, e udhëhoqi shtetin e vogël ballkanik drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe tani mbështet hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Koalicioni qeverisës fajësohet për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për dështimin që ta ruajë nga rënia ekonomike vendin, që ka më pak se 700 mijë banorë.

Nuk ka komente:

Posto një koment