e martë, 23 tetor 2012

“Gruaja imorale, e meritoi ta masakroja me çekiç”.......

DURRES- “Limen e vrava duke e qëlluar disa herë në kokë me çekiçin që kisha marrë te puna, pasi ishte një bashkëshorte imorale dhe e padenjë për të rritur fëmijët e mi”...
Me kete pretendim 49- vjeçari Bujar Dedej mbrohet per krimin e bere, kur ka lene te vrare pas goditjeve me cekic bashkeshorten e tij, pa shfaqur asnje pendese. Keshtu ka deklaruar edhe ne Prokurori, ndërsa dje u përball me trupin gjykues.

Ndërkohë që Prokuroria është shprehur se kemi të bëjmë më një vrasje me paramendim, mbrojtja ka thënë se autori Bujar Dedej ishte detyruar nga shumë faktorë që ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke kryer krimin e rëndë.

Sipas avokatit mbrojtës, 49-vjeçari është viktimë e situatës së krijuar, pasi ish-gruaja e tij ishte imorale dhe ka qenë nxitëse e të gjithë situatës së krijuar. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin Bujar Dedej, i cili ekzekutoi duke e goditur disa herë me çekiç në kokë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Lime Dedej.

Prokurori i çështjes, Kujtim Basha, ka paraqitur para trupit gjykues të gjithë skemën e paramenduar të kryerjes së krimit, nga ana e 49-vjeçarit, në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, me të cilën jetonin në të njëjtën banesë, pavarësisht divorcit të tyre të zyrtarizuar. Çifti, sipas tij, ishte i martuar prej 10 vitesh dhe ishte divorcuar vetëm disa ditë më parë. Më datë 19 tetor, shtetasi Bujar Dedej, pasi ka ardhur nga puna në orët e vona të pasdites, ka gjetur fëmijët duke parë televizor vetëm në shtëpi.

Ai ka deklaruar se e ka pyetur djalin e vogël se ku ishte nëna e tij, ky i fundit i ka treguar se e kishte parë me dikë tjetër, diku larg shtëpisë. Duke qenë se prej disa ditësh viktima dispononte dokumentet e divorcit, kur është kthyer 42- vjeçarja është treguar indiferente dhe nuk u është përgjigjur fare pyetjeve që ish-bashkëshorti i saj i kishte drejtuar.

Sipas gruas, Bujari nuk kishte më të drejta mbi të dhe i ka kërkuar ta linte të qetë. Në këto kushte, Dedej ka pritur sa ishbashkëshortja të shtrihej në krevat për të fjetur gjumë dhe e ka qëlluar disa herë me çekiç në kokë, duke e lënë pa ndjenja dhe të mbuluar në gjak. Dhe, pasi u ka dhënë nga 500 lekë fëmijëve, u ka kërkuar që të shkonin te fqinjët dhe t’u thoshin se babi kishte vrarë mamin, duke lajmëruar policinë, ku është dorëzuar.

Pasi ka dëgjuar të dyja palët, trupi gjykues, i cili përbëhej nga gjyqtarja Arjana Liço, e ka konsideruar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Luan Dedej dhe ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin.

Nuk ka komente:

Posto një koment