e shtunë, 13 tetor 2012

Florida, gjendet sy gjigand ne plazh...!!!

Nje shetitje ne plazh mund te dhuroje cdo dite emocione te ndryshme dhe nuk po i referohemi vetem magjise se valeve te detit apo drites se reflektuar ne uje... Ne rastin e Pompano Beach qe ndodhet ne veri te Miamit, i ka dhuruar te pasionuarve te mistereve nje rast te ri studimi. Nje sy gjigand qe i perket nje specieje te paidentifikuar.

Pyetja qe te gjithe bejne eshte: po pjesa tjeter e trupit? Zbulimi u be nga Gino Covacci, zoteri me origjine italiane, gjate shetitjes se zakonshme te tij te mengjesit mes dunave te reres ne plazh.

Atij i terhoqi vemendjen nje objekt i cuditshem mes predhave dhe mbetjeve te tjera detare, e pa nga larg dhe kur u afrua u cudit se behej fjale per nje sy me permasa gjigande dhe me nje ngjyre blu te thelle. I tronditur nga ajo qe pa vendosi te lajmeroje autoritetet.

Policia qe mori objektin e konsideroi ate si dicka 'te fresket', ne kuptimin se ndarja nga trupi kishte pak qe kishte ndodhur, meqenese syri vazhdonte te rridhte gjak edhe pas nje ore qe u gjet nga z.Covacci.

Me pas syri u dergua ne Florida Fish and Wildlife Research Institute per analizat e duhura. Ende ka shume dyshime mbi origjinen e objektit. Pervec rastit nese behet fjale per ndonje shaka, mbetet te kuptohet ciles kafshe i perket ky sy.

Nuk ka komente:

Posto një koment