e martë, 23 tetor 2012

Flitet hapur për seksin, sajti për adoleshentet ngjall zemërim...

Respect Yourself (respectyourself.info) është një sajt në internet i cili ka në qendër të rinjtë, përfshirë edhe 13- vjeçarët.
Sajti, i cili ofrohet edhe në versionin iPhone ka ngjallur zemërim të madh për shkak të disa përshkrimeve eksplicite...

Sipas projektuesit kjo faqe është krijuar për të ulur shtatzaninë tek adoleshentët, por është quajtur “i papërgjegjshëm” nga organizata të ndryshme.
 Shpjegimi i zonave intime te mashkullit dhe femres
Faqja e internetit përmban këshilla seksi për adoleshentë. Në të paraqiten fotografi të mashkullit dhe femrës, me zonat e tyre intime të theksuara. Në sajt ekziston edhe një seksion i quajtur “sextionary”ku përshkruhen në zhargon organet gjenitale.
Një seksion i faqes së internetit, i cili është i lirë për tu shkarkuar ka qenë në shënjestër të kritikave, pasi jep këshilla për seksin anal, oral, si dhe për humbjen e virgjërisë.
Në seksionin FAQ, jepen pyetje përgjigje të tilla si; “Cila është mosha më e zakonshme për të humbur virgjërinë?” apo “Ku mund të blej Karma Sutrën? Etj.
Kjo faqe interneti është krijuar në partneritet me Warwickshire County Council, NHS Warwickshire, and Coventry University.

Nuk ka komente:

Posto një koment