e martë, 16 tetor 2012

Eliminatoret "Botërori 2014", Shqipëria mund Slloveninë, 1-0....

TIRANE-Shqipëria u përball me dinjitet me Slloveninë në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e katërt kualifikuese në grupin E, të cilën e kemi fituar minimalisht, falë golit të Odise Roshit me kokë në minutën e 37-të. Kjo ishte sfida e dytë radhazi që zhvillonim në fushën tonë brenda katër ditësh... Dështuam ndaj Islandës më 12 tetor, kur u mundëm me rezultatin 2-1, ndaj ishte koha për autokritikë e revizionim të vetvetes nga ana e kuqezinjve, me De Biazin në krye. Ndryshe rrezikonim seriozisht ta hidhnim në erë tërë edicionin kualifikues. Nuk ishte aspak i lehtë misioni i tanëve, sepse situata në të cilën gjendeshim momentalisht nuk ishte më e mira, ndërsa potenciali i kundërshtarit të bënte të “qëndronim me këmbët në tokë”. Sllovenia përbënte një makth, sepse nuk e kishim munduar kurrë. Ishte një nga ato skuadra, që zbriste në kushte tejet komode në “Qemal Stafa”, ndaj kuqezinjve, ku na kishte mundur në miqësoren e vitit të kaluar 2-1, por kësaj radhe ka dalë kokulur, duarbosh dhe e mundur nga kuqezinjtë tanë.

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Ndeshje kualifikuese për Botërorin 2014, grupi E

SHQIPERI-SLLOVENI 1-0
Golat: Roshi 37′

Shqipëria: E.Berisha, Cana, Mavraj, Agolli, A.Lila, E.Bulku, Kukeli, Roshi, Vila, Çani, Sadiku (Salihi 46′). Trajner: De Biazi

Sllovenia: S.Handanovič, Brečko, Šuler, Jokić, Dedič, Maroh, Kirm, Radosavljevič, Iličić, Mertelj, Matavž. Trajner: S.Stojanovic

Gjyqtarë: M.Hansson, M.Sjoblom, P.Brogevik (Suedi)


Kujtojmë se ishte ndeshja e fundit për kombëtaren shqiptare në këtë stadium, pasi “Qemal Stafa” pritet të nisë rikonstruksionin tërësor, ndërsa beteja e radhës i përket vitit tjetër, konkretisht muajit mars 2013, me Norvegjinë.

Nuk ka komente:

Posto një koment