e enjte, 18 tetor 2012

Dita e 27, pranga koordinatorit, Asllan Patrioti...

Greva e ish të burgosurve politik ka hyrë sot në ditën e 27-të të saj, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve është mjaft e rënduar. Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur shpërndarjen e saj, pas një padie depozituar nga Drejtoria e Policisë Tiranë...
Kjo e fundit e konsideronte grevën si të paligjshme, në të cilën janë konsumuar disa vepra penale. Por ndërkohë, edhe pse afati ka kaluar, ende nuk kemi një zbatim të vendimit të gjykatës.
Zhvillimet kanë kulmuar edhe me arrestimin e njërit prej koordinatorëve të grevës, Asllan Patrioti i cili pas dhënies së vendimit të gjykatës në një dalje për media lëshoi një reagim shumë të ashpër.
Patrioti, është arrestuar nga policia nën akuzën mashtrimit. Sipas Policisë, Patrioti ka përfituar 700 euro nga një shtetas italian, të cilit i premtoi se do t’i gjente automjetin e humbur. ‘Shumën e parave Patrioti e ka përfituar gjatë kohës së grevës”, tha policia.
Siç bënë të ditur burime zyrtare të policisë së Tiranës, në muajin qershor 2012, shtetasi italian M.N denoncoi vjedhjen e automjetit te tij personal, i cili pas pak ditësh u gjet dhe iu kthye pronarit nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë.
Arrestimi i Asllan Patriotit u bë në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë.

Çfarë tha një ditë më parë Asllan Patrioti

“Berisha ka zaptuar gjykatat dhe prokurorinë. Unë dje e urova kryeministrin për ditëlindjen, por ai na e ktheu përgjigjen tamam. Kthej mbrapsht urimin, mos e gëzofsh. Këta njerëz nuk i ka bërë lopa, nuk janë “zogj kurvash”, janë njerëz që të kanë dhënë votat 22 vjet.  Ndryshe do të ketë kufoma, do dalin me gjak, me kufoma, duam dëmshpërblim sipas ligjit. Çfarë të pengon për bisedime, nëse ti tenton me forcë, do kesh probleme. Kjo grevë do të vazhdojë në vend tjetër, kemi gati vendin.”- tha Asllan Patrioti.
Patrioti i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të qeverisë që të ulen në bisedime, pasi me forcë nuk dalin në asnjë mënyrë. Po ashtu,  Patrioti kërkoi nga të burgosurit e tjerë politik që të vijnë në mbështetje të tyre, duke theksuar  se greva e tyre është ekonomike dhe jo politike.
Së fundi, sipas Patriotit, grevistëve u janë ndaluar takimet edhe me familjarët. Duke bërë një krahasim me kohën e vuajtjes së burgut, Patrioti tha se në atë kohë, ai(Enver Hoxha) ka qenë kriminel, pinoçet, të gjitha të zezat por 5-minuteshin me familjarët nuk na e ka ndaluar.
Momentalisht ne grevën e urise jane 7 ish te burgosur, pas daljes mengjeisn e sotem te Fatmir Lamajt. Aij është transportuarpër në spitalin “Nënë Tereza” pas komplikacinove në zemër. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.

Nuk ka komente:

Posto një koment