e mërkurë, 17 tetor 2012

Bildt: Ndarja e Kosovës s`është opsion...

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se ndarja e Kosovës nuk është opsion për Bashkimin Evropian.

“Ajo çfarë është e qartë nga ana jonë, është se ndarja e Kosovës nuk është opsion... Kam dëgjuar nga Beogradi deklarata shqetësuese në këtë drejtim. Mendoj se është e rëndësishme që zyrtarët serbë të kuptojnë se ky është një qëndrim i rëndësishëm”, ka thënë Bildt për mediat serbe.

I pyetur se kur do të caktohen detajet e negociatave të mëtejshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bildt ka thënë se do të ketë kontakte të nivelit të lartë në ditët e ardhshme.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në bisedimet me Serbinë, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjet e arritura. Kosova dhe Serbia kanë arritur shtatë marrëveshje në kuadër të dialogut teknik, por nuk ka nisur ende zbatimi i tyre.

Nuk ka komente:

Posto një koment