e premte, 26 tetor 2012

“Agimi i Artë” nesër në Këlcyrë. Nëse nuk i ndalin, kufiri i tyre do të jetë kuqezi.........

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar atë që e ka cilësuar skandalin diplomatik të radhës, që do të ndodhë ditën e shtunë në qytetin e Përmetit, ku pritet të mbërrijnë përfaqësues zyrtarë të partisë “Agimi i Artë” nga Greqia për të festuar çlirimin e Republikës së Greqisë...
“Aleanca Kuq e Zi e konsideron këtë veprimtari jo më një incident të pashembullt, por një skandal diplomatik i cili kërkon një reagim zyrtarë nga diplomacia e shtetit shqiptarë, që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Ditën e shtunë pritet të mbërrijnë në qytetin e Përmetit përfaqësues të organizatave që synojnë destabilizimin e Jugut të Shqipërisë nën emrin e lëvizjeve për çlirimin e të ashtuquajturit Vorioepir. Këto organizata do të tubohen në Grykën e Këlcyrës tek Manastiri i famshëm që vendosen eshtrat e ushtarëve grek, të cilat i nxori prifti i Kosinës. Ditën e nesërme këto organizata dhe shumë individë do të manifestojnë duke pretenduar se Përmeti dhe Këlcyra janë tokë greke dhe sipas tyre djepi i Vorioepirit, e cila duhet t’ bashkohet Greqisë”, ka deklaruar përfaqësuesi i AK-së,Augent Xhaferaj.

Sipas tij në këtë aktivitet priten të marrin pjesë edhe përfaqësues të partisë neonaziste “Agimi i artë” të cilët jo më larg se dje kanë paralajmëruar pengimin e çdo fëmije emigranti i cili në shtetin grek do tentojë të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe. AK vlerëson se këto organizata synojnë të provokojnë dhe fyejnë rëndë të gjithë popullin shqiptarë në prag të 100 vjetorit të pavarësisë.

“Aleanca KuqeZi kërkon urgjentisht respektimin e parimit të reciprocitetit në kufirin Shqipëri-Greqi për neonazistët grekë dhe çdo përfaqësues politik që nxit urrejtjen dhe konfliktet etnike deri sa Greqia të lejojë shtetasit shqiptarë me vendlindje në Çamëri.Nëse autoritet shqiptare nuk i ndalojnë në kufi neonazistët grek atëherë ata do të ndalen nga kufijtë e kuqezinjve”, ka theksuar Xhaferaj. Sipas tij, qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme me marrëveshjet me qeverinë Greke po cënon çdo ditë dhe më rëndë integritetin territorial të Shqipërisë. “Tashmë këto nuk mund të quhen incidente diplomatike por skandale politike të shkaktuara nga marrëveshjet e shtetasit Berisha me Kryeministrin Samaras”, ka thënë Xhaferaj.

Nuk ka komente:

Posto një koment